Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është
arrestuar kryetari i Komunës së
Istogut, Haki
Rugova.
Rugova është
arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave
penale të korrupsionit.
Bashkë me Rugovën, nën pranga janë vënë edhe nënkryetari i Komunës së
Istogut, Lulzim Blakaj dhe një zyrtar tjetër.
Lajmin për arrestimin e të njëjtëve, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.
“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është
arrestuar Kryetari i Komunës së
Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë
arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave
penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj për “Betimi për Drejtësi”.
Haki
Rugova aktualisht është duke u gjykuar nga Gjykata e Pejës për veprën
penale të konflitit të interesit.
Shtuar më 09/10/2020,
ora 22:39