Arrestohet Kobra, njeriu që nxorri valltaren Kallashi
Pëlqej
Dibran Hoxha, i njohur si pronari i “Kobra City”-t në Prizren është arrestuar sot nga Policia e Prizrenit.

Hoxha ka qenë në kërkim policor prej ditës së shtunë pasi që i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore personit H.B., babai i një ish-punëtori të “Kobra City”, një lokali nate në Prizren.

Lajmin për arrestimin e Hoxhës e ka konfirmuar Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit.

“Sot është arrestuar dhe nesër është seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Shala

Siç ka marrë vesh KALLXO.com, personi H.B. ishte sulmuar me stupca dhe mjete të mprehta si thika dhe të ngjashme në terë trupin.

Lokali “Kobra City” është i njohur për shkak të valltares Donjeta Kasumi, e njohur me nofkën “Kallashi”.

Në janar të vitit 2016, persona të panjohur kishin djegur lokalin “Kobra City” dhe kishin rrahur menaxherët dhe rojtarët e lokalit.


Shtuar më 20/06/2018, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori