Arrestohet ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut
Të shtunën është arrestuar ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, shkruan Indeksonline.

Mësohet nga burimet se ai është arrestuar gjatë ditës së sotme lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij.

"Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë", thuhet në njoftim.

Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Por ai ishte larguar nga Kosova.
Shtuar më 14/12/2019, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori