Lirohet Shefqet Krasniqi (FOTO LAJM)

Pëlqej
UPDATE - Burimet e para mediatike kane bere me dije se eshte liruar imami i Xhamise se Madhe te Prishtines, Shefqet Krasniqi.

Mesohet se imami eshte shoqeruar nga policia per tu marre ne pyetje nga ana e prokurorise lidhur me ekstremizmin fetar ne vend.

14:04 - Myezini i Xhamise se Madhe te Prishtines, Ahmet Ajeti ka thene per Kallxo.com se imami e ka falur krejt i qete dhe i patrazuar sot ne mengjes namazin e sabahut.

"Hoxhe Shefqeti sot ka qenë ne xhami, e ka falur sabahun nga ora 05:20 dhe ka shkuar në shtepi", tha Ajeti.

Sipas tij, imami nuk eshte arrestuar ne xhami.

11:44 Burime nga Prokuroria kane thene se imami Shefqet Krasniqi aktualisht po merret ne pyetje.

Ky burim i ka thene REL-it se per momentin imami thjesht po merret ne pyetje dhe nuk dihet se si do te shkoje ceshtja me tej.

Sipas prokurorit te ceshtjes, me imamin do te veprohet ne baze te provave te gjetura dhe ne baze te asaj cfare do te pohohet ne intervistim.

10:27 Burime mediatike bejne me dije se shtepia e imamit te Xhamise se Madhe te Prishtines eshte bastisur qe para ores 6 te mengjesit.

Nje deshmitar ka thene se policet kane kontrolluar ne shtepi per me shume se 2 ore.


09:39 Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit.

Policia i ka thënë Koha.net se imami është arrestuar.

Arrestimi i Krasniqit mesohet te jete bere per shkak te nxitjes se radikalizmit.

Pervec imamit, mesohet te jene arrestuar edhe disa persona te tjere.

Behet me dije se arrestimi i Shefqet Krasniqit eshte kryer ne kuader te nje operacioni policor, i cili po vazhdon.

Operacioni policor, ku u arrestua edhe imami, ka dyshime se eshte vazhdim i operacionit te pare masiv, kur u arrestuan 40 persona per nxitje te radikalizmit fetar.

Keto operacione zhvillohen per shkak se radikalizmi cilesohet nga vendet perendimore si rrezik global. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2014, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori