Arrestohet i dyshuari për vrasjen qe tronditi Gjakoven
Pëlqej
Policia e Kosovës ka vënë në pranga Rexhep Sh (1986), nga fshati Sedllar i komunës Lipjan pasi dyshohet se ka vrarë djaloshin Përparim Krasniqi (1994) në Gjakovë më datë 24.06.2014.

Ky person ishte shpallur në kërkim policor që nga data që ka ndodhur vrasja, por se vetëm tani ka rënë në duart e policisë.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me njësite policore të Stacionin Policor Malishevë , në fshatin Terpezë të kësaj komune.

Gjatë intervistës, i dyshuari ka pranuar ta ketë kryer vrasjen. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori