Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Obiliq
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e sotme të 35 vjeçarit A.K në Babimoc të Obiliqit.

Motivet dhe rrethanat se si ka ndodhur kjo vrajse nuk dihen, policia po vazhdon hetimet.

“Nje person eshte arrestuar si i dyshuari i ketij rasti. Policia po vazhdon hetimet deri ne sqarimin e plote te rrethanave”, ka konfirmuar policia.

Viktima A.K është nga komuna e Vushtrrisë ndërsa vrasja ka ndodhur sot në orën 14:00 në fshatin Babimoc të Obiliqit.


Shtuar më 17/03/2018, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori