Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy personave
Policia e Kosovës, ka arritur ta arrestojë Jeton Saraqin të dyshuarin kryesor në vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 3 maj në restoranti “Shega” në fshatin Milloshevë në afërsi të Prishtinës.

Burime të Indeksonline kanë konfirmuar se pas gati 10 muajsh në arrati, Saraqi është kapur të shtunën mbrëma nga Policia e Kosovës. I dyshuari njihej edhe më parë për disa vepra tjera kriminale.

Në ngjarjen e rëndë që ka ndodhur më 3 maj të vitit të kaluar kanë mbetur të vdekur dy persona: Lutfi Saraqi si dhe Nazmi Gërvalla./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori