Policia serbe thonë se e ka kapur një grup kriminal që është marrë me shitjen dhe transportin e
marihuanës">
marihuanës nga Kosovës përmes Serbisë në drejtim të vendeve të BE-së.
Sipas raportimeve të mediave serbe,
policia ka arrestuar tre persona dhe po vazhdon kontrolli i veturave dhe shtëpive.
“Në njërën nga veturat është gjetur sasi më e madhe e
marihuanës">
marihuanës e cila duhet të matet”, ka thënë
policia serbe, e cila nuk e ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve.
Në sajtin e gazetës serbe Blic thuhet se ky aksion është bashkërenduar ndërmjet Prokurorisë për krim të organizuar , BIA-s (shërbimi sekret serb) dhe SBPOK-ut.
Më herët gjatë ditur
policia serbe kishte njoftuar se ka kryer një aksion në territorin e komunës Bogatiq, ku janë zbuluar dy laboratore për prodhimin e
marihuanës">
marihuanës në kushte artificiale, derisa janë kapur 29.3 kilogramë marihuanë e papërpunuar dhe 9.8 kilogramë marihuanë e tharë. Janë arrestuar dy persona. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018,
ora 19:39