Arrestohet drejtori i "Kosova e Re"
Pëlqej
Prishtina
Gjatë realizimit të urdhëresës së pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të premten në orën 10:30 në Prishtinë është arrestuar drejtori i kompanisë së sigurimeve "Kosova e Re".

“Si pjesë e procedurës hetimore, me të njëjtën urdhëresë është arrestuar edhe këshilltari i drejtorit nga kompania e njëjtë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Që të dy të dyshuarit, njëri kosovar shqiptar e tjetri kosovar turk janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Urdhëresa është realizuar nga oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit.
Shtuar më 26/11/2010, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori