Drejtoresha e barnatores në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Enkelejda Gjonbalaj është
arrestuar sot nën
dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrë zyrtare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki
Kelani, ka konfirmuar se “një person është
arrestuar”, duke mos dashur të japë detaje rreth emrit dhe arsyes së arrestimit.
“Mund të konfirmojmë se sot kemi
arrestuar një person në QKUK nën
dyshimin e shpërdorimit të detyrës zyrtare, dhe me urdhër të prokurorit
publik, është dërguar në mbajtje”, është shprehur
Kelani.
Sipas burimeve të Indeksonline, Gjonbalaj është
arrestuar sepse është e dyshuar për rastin Palonosetron, i cili është përfshirë në listën esenciale të barnave, në kategorinë e citostatikëve edhe pse i njëjti në realitet ishte anti-emetik.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i cili bën monitorim të prokurimit
publik në disa organizata buxhetore, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, pati publikuar një raport për këtë aferë. Në bazë të këtij raporti problemi me këtë bar ishte fakti se ai zëvendësonte dy produktet më të lira 'Ondanosetron' dhe 'Granisetron'.
Sipas këtij instituti ky produkt është alternativ, i cili përdoret krahas dy barnave më të lira në raste kur ato nuk japin efekt. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2014,
ora 17:12