Arrestohet djali i familjes Hidri që vrau dy prindërit e tij në Prizren
Institucionet e drejtësisë më në fund kanë arritur që t’i bien në gjurmët e djalit të vogël të famljes Hadri, i cili po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadrit.

Ai është arrestuar sot në Suedi, ndërsa lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Prokuroria ThemelorePrizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren.


I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë ThemelorePrizren. Prokuroria ThemelorePrizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”.

Vrasja e çiftit që jetonte në Stokholm dhe kishte shtetësi suedeze, ishte bërë lajm në mediat e këtij shteti.

Policia suedeze kishte thënë se është e përfshirë në hetime.

“Siç ndodh zakonisht për ngjarje që ndodhin jashtë vendit, janë autoritetet lokale që merren me hetimet paraprake. Policia suedeze është duke ndihmuar në këtë rast”, kishte thënë zëdhënësja Nadia Jaber. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Linn Duvhammar, kishte deklaruar se Qeveria suedeze është në dijeni të ngjarjes.
Shtuar më 03/03/2020, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori