Vrau vëllain dhe plagosi nënën për një copë tokë, zbardhen detaje nga masakra në Fier

Detaje të reja zbardhen nga krimi në Patos, ku mbeti i vrarë një 46 vjeçar.

Sipas policisë,i ndjeri P.S, 46-vjeç ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga vëllai i tij Alionid Sali, 31-vjeç.

Ndërkohë policia ka arrestuar A.S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S) dhe G.S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për krimin si dhe mësohet se pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Deklarata e policisë:

Dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë të Patosit.

Në vijim të veprimeve proceduriale hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kasnicë, Patos, ku u arrestua shtetasi A. S.,31 vjeç, për veprën penale ‘’Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, pasi ka plagosur me thikë shteasin P. S., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë më pas në spital, nga specialitët e për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim dhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.S., 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.(vëllai i shtetasit P. S)

G.S., 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos.

Arrestimi i tyre u bë si autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje” dhe ’”Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim, pasi bashkëpunim me njëri tjetrin, pak para ngjarjes kanë shkuar në banesën e shtetases K. S, 61 vjeçe (nëna e autorit të arrestuar) dhe e kanë goditur me sende te forta në trup, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.07.2020 08:46