Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
Pëlqej
Policia e Kosovës ka arrestuar sot aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Kushtrim Dakaj.

“Ai u arrestua nga 3 policë, të cilët i priste makina me dy të tjerë, pa e sqaruar fare se pse po e arrestojnë”, njofton VV.

Sipas partisë së Kurtit, aktivisti është arrestuar gjatë kohës që ka qenë duke pirë kafe pranë zyrave të Vetëvendosjes.

VV-ja shprehet se këto janë veprime politike të qeverisë, e cila po ndjen se po e humb pushtetin. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori