Arrestohen tre të dyshuar për terrorizëm në Hanin e Elezit
Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e terrorizmit. Arrestimi i tyre është bërë me 15 nëntor, nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste" neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e mbetur në tentativë,.

Sipas njotimit të policisë mësohet se të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasi që në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizimin e këtij të fundit janë intervistuar tre të dyshuarit dhe gjithashtu si vazhdimësi e hetimeve më urdhër të prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve.

Gjatë bastisjes në këto dy lokacione janë gjetur dëshmi relevante, të cilat ndërlidhen me rastin dhe gjithashtu ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të tre personat e dyshuar janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, deri në paraqitjen pranë gjykatës kompetente, përfundon njoftimi. /albeu.com/

Shtuar më 16/11/2015, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori