Policia e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorisë së EULEX-it, ka
arrestuar tri persona, të dyshuar për pjesëmarrje në grabitje me armë në Mbretërinë e Bahreunit, në shtator të këtij viti. Në ngjarjen në fjalë, siç shkruan radio "Evropa e Lirë" u vodhën
stoli të çmuara (orë dore të
shtrenjta) me vlerë mbi 1.1 milionë euro. Të dyshuarit janë
arrestuar me akuzën e vjedhjes dhe sulmit. Në të njëjtën kohë janë kryer bastisje të katër shtëpive./ableu.com/
Shtuar më 09/10/2013,
ora 14:50