Arrestohen tre persona për grabitjen e 200 mijë eurove
Policia ka arrestuar të premten në Prizren tre persona të dyshuar në lidhje me përvetësimin në mënyrë ilegale të rreth 200 mijë eurove nga kontoja bankare e Ipeshkvisë së Kosovës.


Anton Dushi, Arian Koshi dhe Hajrie Besimi u prangosën të premten për të dhënë llogari për të hollat e zhdukura në vitin 2005-2006.

Sipas Express arrestimi i tyre është kryer pas hetimeve të filluara në shkurt të këtij viti dhe më këtë çështje është duke u marrë Lulzim Sylejmani, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë. Ndaj të arrestuarve është caktuar masa e arrestit policor, ndërkohë që këta persona dyshohet se kanë keqpërdorur 187 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori