Arrestohen tre hakerë në Kosovë
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi duke përdorur programe të veçanta kompjuterike, në mënyrë të kundërligjshme kanë futur, shlyer dhe shkatërruar të dhëna të ndryshme kompjuterike në Mitrovicë, Pejë dhe Podujevë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, katër shtëpiza të kompjuterit, një lap-top, tre celularë dhe dy USB.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


Shtuar më 28/03/2018, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori