Me mimoza e flamuj në duar, mijëra qytetarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (FOTO LAJM)

Ka nisur zyrtarisht manifestimi i Presidentit Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sic mund t’a shihni edhe nga fotot, mijëra persona, me flamuj e mimoza në duar, i janë bashkuar thirrjes së Kreut të Shtetit, për të dalë në “mbrojtje të Kushtetutës”.

Në Manifestim do të flasin disa personalitete të shquara, ndërsa Presidenti Meta do të mbajë fjalën e tij në fund, ku pritet të firmosë publikisht edhe një dekret. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 16:32