Arrestohen katër persona për trafik emigrantësh
Arkiv
Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar katër persona, tre shqiptarë dhe një serb, nën dyshimin se janë marrë me kontrabandimin e imigrantëve dhe kanë falsifikuar dokumente.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se arrestimet janë kryer mbrëmë, pasi më parë, Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë, ishte informuar së një grup personash po organizonte udhëtim përmes vendkalimit kufitar në drejtim të Serbisë me destinacion përfundimtar vendet perëndimore.

Ai tha se janë ndaluar dhe 5 persona, katër nga të cilët janë zënë me dokumentefalsifikuara, ndërsa i pesti dyshohej se ishte vozitësi. Këta pesë persona janë liruar në procedurë të rregullt.

Në vendin, ku janë kryer falsifikimet, në jug të Mitrovicës, policia ka konfiskuar dhjetëra dokumentefalsifikuara, vula e pajisje të ndryshme. (albeu.com)
Shtuar më 23/10/2010, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori