Arrestohen dy persona në Prishtinë, kjo është akuza
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishek dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në orën 15:05.

Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.
Shtuar më 12/02/2018, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori