Festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, Balla shkon në Hagë për të vizituar ish-krerët e UÇK-së (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shkuar sot në Hagë për të vizituar krerët e UÇK-së. Balla ka publikuar mëngjesin e së martës një video në llogarinë e tij në Facebook në të cilën shihet duke hyrë në ambientet e gjykatës.

Bashkë me videon, ai sqaron se në Hagë shkoi për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, ashtu siç bëri edhe të ditur gjatë seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri në Kuvend, kur përmendi edhe Hashim Thaçin.

“Hagë. Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë te çlirimtarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në Hagë, nën akuzat për krime lufte.