Arrestohen 4 persona të dyshuar për terrorizëm në Kosovë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, ditën e sotme ka realizuar një operacion ku ka arrestuar katër persona të dyshuar për “përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë nga Policia e Kosovës thuhet se sot është realizuar një operacion i gjerë policor i mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë Prishtinën, Gjilanin dhe Ferizajn.

“Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, R. S., H.H., B. K. dhe S. B”, njofton PK.
Në komunikatë po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas PK-së, gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi armë dhe municione. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2017, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori