Arrestohen 39 vajza në hotelet e Maqedonisë, 9 prej tyre shqiptare
Policia maqedonase ka njoftuar se ka arrestuar 39 vajza gjatë një operacioni të kryer në hotelet e Tetovës e Gostivarit.

Aksioni policor nisi rreth orës 22:00 të natës së mbrëmshme deri në ora 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe u shtri në 5 hotele.

Vajzat e arrestuara ishin nga mosha 20 der në 45 vjeç dhe akuzohen për prostitucion.

Siç kanë informuar nga MPB, gjatë kontrollit në hotele janë gjetur 39 femra, prej të cilave 13 nga Maqedonia, ndërsa 26 kanë qenë të huaja.

11 prej tyre janë nga Serbia, 9 nga Shqipëria, 4 nga Bullgaria dhe nga një prej Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori