Arrestohen 11 persona në Pejë, sekuestrohen armë dhe para
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar aksionin në Pejë duke çuar pas hekurave 11 persona.

Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialeve plasëse’.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë.

Gjatë operacionit janë arrestuar njëmbëdhjetë të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

• 3 (tre) armë të gjata gjysmë-automatike,
• 6 (gjashtë) armë të vogla,
• 2 (dy) karikatorë
• 1 (një) dylbi,
• 180 fishekë (kalibër të ndryshëm),
• 2000 (dymijë) euro,
• 2 (dy) vetura dhe
• 12 (dymbëdhjetë) telefona mobil.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shtuar më 29/09/2020, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori