Ish-drejtori i policisë së Kosovës tashmë deputet i PDK-së Behar
Selimi është shprehur se arrestimi i policëve nga xhandarmëria serbe, ishte një sfidim i sistemit të sigurisë në Kosovë. Në një intervistë për RTK
Selimi thotë se me arrestimin e dy policëve kosovarë është atakuar territori dhe sovraniteti i
Kosoves.
“KFOR-i ka të dhëna të
ndryshme, informacione të
ndryshme sa i përket sulmeve eventuale në integritetet. KFOR-i megjithatë i ka ikur informacionit se mund të ndodh edhe kjo e të futen dhe të arrestojnë edhe policë që patrullojnë për ta luftuar kontrabandën”, shprehet
Selimi i cili nenvizoi se duhet të qartësohen kompetencat për kontrollin e vijës kufitare prej 386 kilometra edhe me Serbinë, në mënyrë që të mbrohet integriteti territorial i Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 13:52