Arrestimi i Milaim Zekës, reagon bashkëshortja e tij
Edlira QefalijaZeka, gruaja e deputetit Milaim Zeka ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj për veprën penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sipas gruas së deputetit, prokurorët dhe gjykatësit po ndjejnë presion nga shantazhues. Ajo ka fajësuar organet e drejtësisë, për parregullsitë e mëdha që ndodhin në vend, e që sipas saj, janë rezultat i padrejtësisë.

“Gjyqet publike ndaj figurave te ndryshme jane ende hallva qe gelltiten te papjekura, sepse frika qe prokuroret dhe gjykatesit ndiejne para presionit te disa shantazhuesve te paskrupullt eshte ne fakt rezultati real i gjithe asaj cka eshte instaluar ne Kosoven e haraçit, gazit lotsjelles, zoles, intimidimit dhe Turpit”, ka shkruar QefalijaZeka në Facebook.

“Ju mbulojini turpet tuaja me sulme te tilla, por drejtesia do vihet ne vend”, ka shtuar ajo, duke thënë se kjo, sipas saj, është e vërteta e vetme.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani për 920 kosovarë. /Express/
Shtuar më 16/10/2017, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori