Ministri i Punėve tė Jashtėm i Republikės sė Kosovės, Enver
Hoxhaj, iu ka drejtuar me njė letėr tė gjithė ministrave tė Punėve tė Jashtme tė shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian, pas arrestimit tė enjten, tė shtetasit tė Kosovės,
Haxhi Kastrati.
"Ky arrestim ka motive krejtesisht politike dhe synon te shkaktoje pasiguri tek qytetaret e
Kosoves, te cilet kalo! jne transit neper kete shtet fqinj. Ky arrestim arbitrar hyn ne vazhden e arrestimeve te mehershme qe
autoritetet e shtetit serb kane bere ndaj qytetareve te
Republikes se
Kosoves vetem pak muaj pas arritjes se marreveshjes per levizjen e lire midis
Republikes se
Kosoves dhe te Serbise, ne kuader te dialogut teknik te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian", thuhet ne kete leter.
Permes kesaj letre, ministri
Hoxhaj i ka bere thirrje bashkesise nderkombetare dhe BE-se qe te bejne trysni tek
autoritetet serbe qe te lirojne menjehere
Haxhi Kastratin dhe te mundesojne lirine e levizjes per te gjithe qytetaret.
Haxhi Kastrati, 34 vjecar, nga fshatit Zatriq i Komunes se Rahovecit, u ndalua te enjten rreth ores 4.00 te mengjesit menjehere sapo kishte hyre ne territorin serb, derisa po udhetonte nga Austria per ne vendlindje se bashku me gruan dhe dy femijet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2012,
ora 16:34