Arrestimi i imamëve, Gëzim Kelmendi jep dorëheqje nga Grupi Parlamentar i PDK-së
Pëlqej
Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, partia e të cilit është në një grup parlamentar me PDK-në e Hashim Thaçit ka deklaruar se jep dorëheqje nga grupi parlamentar dhe koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

Kelmendi ka dhënë edhe arsyet se përse e ka dhënë dorëheqjen nga GP-ja e PDK-së.

“Kryeministër Thaçi, me arrestimet e sotme të hoxhallarëve të Kosovës,na ke dëshmuar se nuk po kursen asgjë për të ardhur përsëri në pushtet. Unë si Deputet i Kuvendit të Kosovës, sot largohem nga Koalicioni dhe nga Grupi Parlamentar i PDK për këto arsye: 1. Moszbatimi i marrëveshjes parazgjedhore për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon vajzat me mbulesë të vijojnë mësimin, 2. Arrestimet politike dhe hakmarrëse ndaj Hoxhallarëve të Kosovës. E them politike ngase të gjithë Kosova e dinë,se akuzat që pushteti juaj ia ka veshur hoxhallarëve të nderuar janë të pavërteta dhe të montuara”, ka shkruar Kelmendi.

Gëzim Kelmendi shton se arrestimet e hoxhallarëve janë hakmarrje, pasi që ata nuk e kanë mbështetur Hashim Thaçin në zgjedhjet e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori