“Është komplot i SHBA-së”, Ministria e Jashtme ruse reagon për trupat e civilëve në Bucha

Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se pamjet e civilëve të vdekur në Bucha janë një komplot i SHBA-së për të fajësuar Rusinë, shkruan skynews.

“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Ajo tha se reagimi i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.