Arrestimet, Halimi: Terror ndaj shqiptarëve
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Riza Halimi e ka cilësuar si vazhdim të terrorit shtetëror kundër komunitetit shqiptar, arrestimin e shqiptarëve nga ana e policisë serbe.

Sipas tij terrori filloi në mënyrë agresive në dhjetor të 2008-ës, për të vazhduar në korrik të 2009-ës dhe se kjo është arsyeja pse qindra familje shqiptare kanë emigruar nga Lugina e Preshevës.

"Qëllimi është për të fituar pikë të lira politike, dukeluajtur me fatin e këtij vendi dhe të gjithë rajonit”, tha Halimi për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

Ai shtoi se ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk janë më të sigurt në Serbi, edhe pse me përfundimin e konfliktit të 2001-ës, atyre iu garantua amnistia. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2012, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori