Arrestimi i 40 personave që dyshohen për terrorizëm, ka qenë edhe shkas për përdorimin e një fjalori urryes kundrejt fesë
islame.
Që ditën e martë, kur dhe u arrestuan 40 persona nën dyshimin e terrorizmit, ka patur komnete nga shumë persona publikë, që i kanë diskriminuar të
arrestuarit, duke i quajtur "mjekroshë".
Një person publik, në murin e tij në rrjetin social Facebook, duke aluduar në
arrestimet e 40 të dyshuarve për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, shkruan se “ajri në Kosovë është më i pastër”, transmeton Telegrafi.
Derisa tjetri, përveçse e fyen profetin Muhamed (personaliteti i të cilit konsiderohet i shenjtë tek myslimanët) duke e quajtur atë dhe urdhrat e tij “ideolog/gji fashist/e”, ai kërkon që të arrestohen të gjithë “xhihadistët” siç thotë ai muhamedan, sepse kjo hapësirë (hapësira shqiptare) sipas tij, është për “shqiptarë dhe jo për lesh–arapi”.
Ndërsa, një tjetër eksponenet i politikës së Kosovës madje nuk ngurron ti quajë të
arrestuarit "fëlliqësira", duke shkruar:
Kosova is my
state.
Kosova is Anti-Fllichans
State. I am proud.
Madje, ka patur dhe nga ata që kanë kërkuar ekstremitete, duke thënë se të arrestuarve duhet "t'iu pritet koka". /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014,
ora 14:44