Donnarumma gati për të marrë “timonin”, për Galtier ai do të jetë titullari

Në një gjë janë të qartë të gjithë, se Donnarumma dhe Keylor Navas nuk do të kenë më përplasje së bashku sezonin e ardhshëm.

23-vjeçari italian duket se fitoi votën e trajnerit të ri francez, Galtier. Për teknikun e ri i cili u prezantua ditën e djeshme te PSG, Donnarumma do të jetë titullari për sezonin e ardhshëm.

Ai u tregua i qartë në konferencën për shtyp, kërkon hierarki të përvijuara mes posteve. Indikacioni në fakt kishte mbërritur tashmë nga stafi drejtues pranverën e kaluar dhe Navas thjesht duhet të pranojë rolin e dytë ose të kërkojë një ekip tjetër.

Në sezonin e kaluar, Pochettino ka arritur mjaft mirë të balancojë mundësitë për të dy portierët, ku Navas luajti 26 ndeshje dhe Donnarumma 24 ndeshje, por me një tension të vazhdueshëm që prishi performancën e të dyve dhe shkaktoi pakënaqësi dhe nervovizëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.07.2022 11:51