Arresti shtëpiak, avokati i Lushtakut ankesë kundër vendimit të gjykatës
Avokati i kryetarit të Komunës së Skenderajt pritet të ankohet të hënën në gjykatë ndaj vendimit të gjykatës për caktimin e masës së burgimit shtëpiak prej 30 ditësh për klientin e tij dhe të akuzuarit e tjerë në “Grupit të Drenicës”. Në një intervistë për Express, Arianit Koci shprehet se ankesa do të duhejshqyrtohet brenda dy dite pas parashtrimit të saj.

“Do të ushtroj ankesë kundër vendimit të gjykatës. Ankesa do të duhejshqyrtohet brenda dy dite pas parashtrimit të saj. Edhe njëherë do të dëshmohet lufta e pastër e UÇK’së. Këtë do ta dëshmojë Sami Lushtaku, si njëri ndër themeluesit e UÇK’së, së bashku me shokë”, tha Koci. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2013, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori