Arratiset një person nga burgu
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga burgu i Dubravës.


I burgosuri M.K. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.
Shtuar më 09/02/2020, ora 22:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori