Armiqtë e Tadicit janë ekstremistët serbë
Suedia e mbështet fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha sot në Beograd, ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt. “Kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinën, Kosovën, dhe kuptohet, Serbinë dhe Kroacinë”, tha Bildt.

“Kjo është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për arritjen e paqes afatgjatë dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropës”, tha Bildt, në konferencën për gazetarë në Beograd, pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic.

Bild e ka uruar Serbinë për notat pozitive në raportin e Komisionit Evropian dhe ka vlerësuar se kjo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Serbisë.

Ndërkohë “Danas” duke e përshkruar shefin e diplomacisë suedeze si mik të mirë të presidentit serb, Boris Tadic, shkruan se Bildt a thënë se “aktualisht armiqtë më të mëdhenj të Tadicit janë ekstremistët serbë të cilët kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës”.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori