Vdekja e 4-vjeçares pas shpërthimit të fuqishëm, flet e ëma: U treguam përtacë!

Të tjera detaje kanë dalë pas vdekjes së 4-vjeçares pas shpërthimit të fuqishëm të gazit në shtëpinë e saj.

Nëna e një vajze katër vjeçare, e cila vdiq pas një shpërthim gazi në shtëpinë e saj, ka treguar për dhimbjen e saj sot duke u shprehur në faj sepse kishte neglizhuar rrjedhjen e gazit prej 9 ditësh duke përtuar të interesohej mbi problemin e tubacioneve.

Sahara Salman u gjet e vdekur një muaj para ditëlindjes së saj të pestë – dhe vetëm disa javë para ditës së saj të parë të shkollës – në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar pas shpërthimit shkatërrues në Galpin’s Road, Thornton Heath, në jug të Londrës të hënën.

Të dy prindërit, Sana Ahmad dhe Syed Muhammad Salman Ilyas, si dhe dy nga vëllezërit e motrat e saj, ishin me fat që i mbijetuan incidentit dhe nuk u plagosën rëndë.

“Instinkti im ishte të rrëmbeja të gjithë fëmijët e mi, por ndërsa shkova në korridor, dhoma e Saharasë tashmë ishte shembur. Nuk kishte asnjë mënyrë që as të shkoja tek ajo”, tha ajo.

“Shpërthimi ishte aq i keq sa gati u ndje sikur raketa u hodhën mbi pronat. Kaq shpejt filloi të rrëzohej ndërtesa. Brenda pak sekondash kur unë bërtita – ishin babai dhe xhaxhai im që hynë në pronë. Ata u desh të thyenin derën për të hyrë brenda dhe ata i nxorrën fëmijët e mi jashtë për të sigurt. Familja ime bëri gjithçka për të na ndihmuar në atë moment”, u shpreh e ëma e 4 vjeçares.