Rrjeti po zien për “romancën” e re, po ç’thotë babai i Gigi Hadid për DiCaprio-n

I gjithë rrjeti po zien për faktin që modelja Gigi Hadid dhe aktori Leonardo DiCaprio po dalin bashkë! Ata janë parë më në fund në sytë e njëri-tjetrit pas aludimeve të shumta se po shoqëroheshin.

Disa burime thonë se një romancë ka nisur, të tjerë thonë se janë ende në njohje, e pjesa tjetër që janë thjesht shokë.

Babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, ka folur për herë të parë për marrëdhënien e të bijës me aktorin e famshëm. Fillimisht, ai ka treguar se e simpatizon DiCaprio-n.

“E takova DiCaprio-n në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”- tha ai për “Daily Mail”.

Por të gjithë duan të dinë a janë në një lidhje ai dhe Gigi?

“Ata janë miq, e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për DiCaprio.-n. Nuk mendoj se ata po takohen, besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtetë nuk e di. Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”- ka thënë Mohamed Hadid, pa dashur të japë më tepër detaje.

Kështu, mbetet ende për t’u parë si do të shkojë marrëdhënia më e komentuar e momentit.