Armatoset frikshëm Serbia, mbërrijnë katër avionët luftarakë
Kanë mbërritur në Serbi avionët luftarakë që Serbia i bleu vitin e kaluar nga Bjellorusia.

Forca ajrore serbe ka marrë katër aeroplanë ushtarakë “MiG-29”, këtë herë nga Bjellorusia.

Delgacioni i Ministrisë serbe të Mbrojtjes, i udhëhequr nga Ministri Aleksander Vulin, ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në Beranovichy të Bjellorusisë, shkruan b92.

Tashmë këta avionë i takojnë zyrtarisht Serbisë dhe do të shkojnë në shtetin serbë pasi të përfundojë kontrollimi i tyre.

“Mund të themi se nga sot i kemi 14 “MiG-29” në pistën tonë – një numër që ne vetëm kemi mundur ta ëndërrojmë gjatë vitit 2012”, ka thënë Vulin.


Shtuar më 26/02/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori