Ariu ha 13 dele në Prizren pasi i vranë tre të vegjlit e saj (VIDEO)
Hysen Rrapit nga Prizreni, mbrëmjen e së premtes, ariu ia kishte mbytur 13 dele në fermën e cila gjendet shumë afër qendrës së qytetit. Ai tregon se kishte tentuar t’i shpëtojë ato, mirëpo nuk ia ka dalë.

Kjo nuk është hera e parë që ky ari sulmon ferma të banorëve të kësaj ane, raporton KTV-ja. Rrapi thotë se ndonëse shqetësimin e tyre e kanë ngritur në organet komunale, zyrtarët nuk kanë marrë masa. Rrapi thotë se dyshohet që sulmet e ariut janë në shenjë hakmarrjeje, pasi të njëjtit gjuetarë ia kishin mbytur tre këlyshë.

Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, shumë shpejt, Drejtoria e Bujqësisë do të formojë një komision për të evidentuar dëmet e më pastaj, brenda mundësive që ka ky dikaster, Rrapi do të kompensohet. Abrashi, përmes telefonit, ka thënë se gjuetia ndaj arinjve është e ndaluar dhe se kjo çështje ka kaluar në nivel qendror.
Shtuar më 28/04/2019, ora 14:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori