Arinjtë e ambasadorëve
Ari përshkruhet si një ari i butë dhe i dashur. Para se të shpëtohej nga robëria, ka jetuar në kushte shumë të këqija në një minikopsht zoologjik së bashku me partneren e tij Rina. Në broshurën e plastifikuar në rrethojën gjembore thuhet se Ari ka pasur probleme "stereotipike" të sjelljes.

"Por në Pyllin e Arinjve Prishtina, pasi që është trajtuar me një program për pasurim me lojëra me ndikim në sjelljet dhe mjedisin, çrregullimet me sjellje janë të pakta", përshkruan tabela karakteristikat e ariut Ari, i cili ende nuk e ka marrë plotësisht veten, me gjithë kujdesin e vazhdueshëm të kujdestarit Kushtrim Gashi (30), shkruan sot "Koha Ditore".

"Kjo është historia e arinjve, kjo tregon ku u kanë, ku ka lind, ku ka ardhë", thekson Gashi, teksa ngjitet përpjetë shtegut ndërmjet katër sektorëve të ndryshëm në kodrën me shkurre, ku janë vendosur arinjtë.

Arinj me "letërnjoftime"

"Secili ari e ka biografinë e vet".

Ari është i vetmi prej gjashtëmbëdhjetë arinjverezervatit që nuk noton në pishinë, por i pëlqen të spërkatë veten me ujë me putrat e tij.

"Ari ka apetit dhe ha çdo pemë dhe perime pa preferencë", shkruhet në "letërnjoftimin" pranë fotografisë së Arit në fshatin malor Mramor, në periferi të Prishtinës.

Rruga e asfaltuar ka lehtësuar qarkullimin, por në magjistralen Prishtinë-Gjilan ende nuk ka ndonjë pllakë me mbishkrim që tregon për vendndodhjen e Pyllit të Arinjve... /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2015, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori