Shkrumbohet një makinë në Sarandë, reagon policia

Foto ilustruese

Një ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë ku një makinë është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.1.

Automjeti ka qenë i parkuar ndërsa mësohet se është në pronësi të E.D

Policia po heton shkaqet e këtij zjarri.

Njoftimi:

Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 5.10.2022 08:47