Këshilltari i Ramush Haradianjt, Avni
Arifi, po thotë se besojnë se i kanë siguruar numrat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Ka thënë se synojnë të kenë edhe më shumë se 80 numra në Parlament kur votohet për marrëveshjen e kufirit me malazezët.
“Ne po besojmë se kemi me i mbërri 80 vota, pasi është
interes i vendit, është
interes madhor i vendit.
Kosovës i hapet krejtësisht një perspektivë tjetër. Janë adresuar problemet të cilat ne i kemi pasur si shoqëri në lidhje me demarkacionin dhe besojë që është një hap shumë i madh për Kosovën dhe nuk ka asnjë arsye pse të dështojë dikush”, ka thënë
Arifi, për lajmi.net
Vendimet e mëdha janë vendime të vështira, njerëzit po kanë dilema, thotë
Arifi, por deklaron se “ Ne e dimë se është shumë e vështirë të merret një vendim, por ne besojmë se do të mbizotëroj arsyeja dhe deputetët e Parlamentit të
Kosovës të martën do vetojnë këtë vendim kyç.”
Në pyetjen se a po bisedojnë me ndokënd tjetër për të pasur vota plus dhe kush janë ata deputetët,
Arifi u përgjigj:
“Ne po bisedojmë edhe me ma shumë se 80, kryesisht shqiptarë, por edhe serbët. Ne do të kishim preferu që të martën të votohet më 120 vota, këtë preferencë ne po e ndërtojmë me angazhim maksimal”, është shprehur ai.
Tutje,
Arifi u ka bërë thirrje edhe publike edhe private secilit deputetët pa marrë parasysh partinë politike, pa marrë parasysh etnisë, “sepse është
interes i
Kosovës, sepse me këtë po përmbyllet hapi i fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve. Jemi i vetmi vend në Evropë me kufizim të lirë të lëvizjes, andaj me këtë po i bashkohemi Evropës.”
“Është
interes i
Kosovës, është
interes i çdo qytetari të
Kosovës pasi prekë çdo qytetarë dhe të jesh 18 vjet dhe ta kesh lirinë e lëvizjes nëpër Evropë pas viza është ngjarje e madhe për secilin qytetar”, ka thënë
Arifi.
Në fund, ai ka thënë se është shans i çdo deputeti në Parlament që t’ia ofroj lirinë qytetarëve të
Kosovës dhe izolimi të marr fund.
Shtuar më 18/03/2018,
ora 13:04