Arifi: Marrëveshja e presidentëve është produkt i raportit të Bulliqit
Pëlqej
Avni Arifin, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin.

Ai është shprehur se marrëveshja e 16 shkurtit është produkt i RaportitBulliqit.

Arfi është shprehur se çfarëdo nofke që merr ky raport e vërteta është se korrigjimi është aty në çdo formë dhe vullnet për ta jetësuar nuk është zbrapsur.

Postimi i plotë në facebook:
Marrëveshja e 16 /02/2018 e nënshkruar me Malin e Zi është produkt i RaportitBulliqit. Kjo marrëveshje që është pjesë e ligjit për ratifikim në seancën e së mërkurës në mënyrë eksplicite kërkon korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit. Pavarsishtë, çfarë nofke merr ky raport e vërteta është se ai është aty në çdo formë dhe vullneti për ta jetësuar nuk është zbrapsur. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori