Avni Arifi, këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se
Kosova ka marrë
obligim ndërkombëtarë për krijimin e asosacionit të komunave serbe në formë të avancimit të komunitetit
serb në
Kosovës.
Sipas tij,
Kosova kurrë nuk ka marrë
obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit
Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të
Kosovës.
Arifi konsideron se ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të
Kosovës është perfide dhe nuk do të kalojë.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Kosova ka marrë
obligim ndërkombëtarë për krijimin e asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitēs së komunitetit
Serb në Kosovë.
Në këtë qëndrim
Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka koncenzus të mjaftueshëm në shoqërin e
Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit.
Kosova kurrë nuk ka marrë
obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit
Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të
Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të
Kosovës është perfide dhe nuk do të kaloj.
Shtuar më 16/08/2018,
ora 16:56