Arianit Koci akreditohet nga Haga si avokat për Gjykatën Speciale
Pëlqej
Avokati Arianit Koci është akredituar nga Gjykata Speciale për të mbrojtur të akuzuarit që do të ndiqen nga kjo gjykatë.

“Po kam marr përgjigje pozitive nga Haga dhe unë do të jem në mesin e avokatëve tjerë të akredituar nga kjo Gjykatë”, ka pohuar Koci.

Dhomat e Specializuara kishin shpallur ftesën për avokatët në fund të vitit të kaluar që do të mbrojnë të akuzuarit potencialë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të aplikojnë për akreditim pranë këtij institucioni. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori