Ardian Selishta, kandidat i VV-së në Dardanë
Sot qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dardanë mbajti konferencë për media ku shpalli edhe fituesin e zgjedhjeve të brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës së Dardanës.

Ditën e dielë, më 25 gusht, anëtarët e të gjitha pikave të Lëvizjes në Dardanë kanë votuar për të zgjedhur kandidatin për kryetar komune, sipas parimit një anëtar një votë. Gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi. Rezultatet paraprake janë shpallur qysh ditën e shtunë.

“Pas pritjes 24 orëshe, pranë Komisionit Zgjedhorë ad hoc të Qendrës nuk është paraqitur asnjë ankesë. Andaj, ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lirë dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme të shprehur në statutin dhe rregulloren për zgjedhjet e brendshme në VETËVENDOSJE!. Sot, shpallim fitues të këtyre zgjedhjeve për kandidat për Kryetar të Komunës së anës, z. Ardian Selishta, i cili ka fituar 93% të votave”, tha Brikenë Ramabaja nga Komisioni Zgjedhor ad hoc i Qendrës.

Kandidati Ardian Selishta tha se politikat e deritashme të udhëheqjes komunale nuk kanë sjellë rezultatet e pritura nga qytetarët, pavarësisht premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2013, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori