Ardi Uka, kosovari që vrau dy ushtarë amerikanë në
Frankfurt, ka pranuar fajin duke thënë se ka qenë i ndikuar nga të tjerët. Në fillim të procesit gjyqësor ndaj tij që u zhvillua sot në në
Frankfurt mbi Majn, 21 vjeçari ka pranuar krimin.
“Janë të vërteta pohimet e aktuakuzës. Unë kam dashur t’i vras ushtarët”, deklaroi Uka duke shtuar se vetëm pak kohë pas vrasjes së ushtarëve amerikanë e ka kuptuar se sa e pakuptimtë ishte vepra e tij. Në deklaratën e tij ai kërkoi falje për veprën e
kryer.
Sipas shpjegimeve të tij, ai ka parë në internet sjellje brutale të ushtarëve amerikanë, të cilët tregoheshin duke plaçkitur një shtëpi dhe duke dhunuar tri vajza.
Atentatin ndaj këtyre ushtarëve, i dyshuari tha se e ka
kryer vetëm për faktin që ishin pjesëtarë të kontingjentit ushtarak amerikan në kuadër të misionit ISAF në Afganistan.
21 vjeçari rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2011,
ora 15:57