Po shpërndajnë virusin? Reagojnë infermierët: Nuk është faji ynë, në spitale mungojnë materialet

Javët e fundit bluzat e bardha janë bërë targetgrupi më i prekur nga Covid-19 dhe ndaj tyre ka vërshuar një lumë kritikash për papërgjegjshmëri.

Mirëpo, vetë ata thonë të kundërtën dhe ia delegojnë përgjegjësinë e situatës së krijuar Infektivit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj akuzave duke thënë versionin tjetër e asaj që po ndodh.

Reagim publik:

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise shpreh keqardhje ndaj deklaratave te bera ne drejtim te personelit Shendetesore e sidmos ndaj Infermiereve duke i fajsuar per rastet e shtuara nga bluzat e bardha te prekur me covid-19.

Ne dijenin tone qe ne hapat e para kur u identifikuan te prekurit e pare me covid ishin pikerisht Infermieret te cilet si ne cdo rast jane kontakti i pare me pacientin,te cilet jo vetem sherbyen me sakrifice por u infektuan duke sherber dhe a e dini pse????Sepse nuk ishin mare masa per kete pandemi qe kur u ngrit alarmi per perhapjen e ketij virusi.

A e dini pse????Sepse nuk ishin siguruar materialet e nevojshme per mbrojten e personelit Shendetesore.

A e dini pse???Sepse nuk ishte trajnuar personeli Shendetesore se si duhet te sherbenin e njekohesisht si te mbroheshin ndersa sherbenin.

A e dini pse???Sepse nuk ka kapacitet mjaftueshem per per keto te semure dhe nuk ka higjene spitalore te pershtatshme as per keto te semure e as per personelin Shendetesore.

Pra nuk eshte se kane tangerrlik mjeket dhe infermieret prandaj infektohen sepse spo perdorin maskat.Por a e dini qe pedorimi i maskave kirurgjikale nga ana e personelit Shendetesore nuk i mbron ato por duhen maska cilesore profesionale me filter (FFP3 etj)

A e dini qe nje maske kirurgjikale nuk pedoret me shume se tek nje pacient pasi perben burim transmetimi te infeksionit per pacientet e tjere apo dhe per vete personelin por ja qe personelit i jepet nje maske e thjeshte kirurgjikale per te sherber gjate gjithe orarit te punes (8,12 apo 16 ore) cfare tregon kjo qe personeli eshte fajtor????

A e dini qe pacienteve u duhet bere triazhi para se te punes futen ne ambjentet e nje spitali apo qendre shendetesore???Sa prej pacienteve u behet kjo???

A e dini se si jane kushtet dhe higjena ne spitale dhe qendra shendetesore sot???plPra eshte prap faji i personelit Shendetesore qe nuk kane as kushtet me minimale per te sherbyer???

Pse nga heronjte e kesaj lufte po cilesohen fajtor dhe kjo jo per faj te tyre.

Pse nje here te vetme skane guximin te pranojne qe te gjithe llojet e qeverive, te gjithe ministrat e te gjithe deputetet vetem kane abuzuar ne sistemin shendetesore dhe asnje nuk ka investuar realisht ne shendetesi ndaj personelit Shendetesore dhe ndaj pacienteve por vetem ne fasada te jashtme per te justifikuar tenderat e tyre.

A dini sa personel shendetesore ka ikur nga vendi vetem nga keqtrajtimi qe u behet.

A e dini sa personel Shendetesore eshte infektuar ne vend.
Nese vazhdohet me kete ritem me largimi dhe infektime kush do sherbej ne ditet ne vazhdim????

Deputetet???

Koncesionaret???
Administratoret???
Kordinatoret????

Apo do kerkohen serisht vullnetare pasi dhe pse eshte nje numer i konsiderueshem Infermieresh qe prej vitesh presin per tu punesuar kjo nuk behet.

Kur do ndergjegjesoheni per te investuar realisht ne Shendetesi dhe kur do ndergjegjesoheni vertete per ta vleresuar personelin Shendetesore qe ju ka ngelur akoma pa ikur???

Neser kush do ju sherbej ne keto spitale dhe qendra shendetesore qe po boshatisen dita dites.

Kur do mesoni ta kuptoni vleren dhe rendesine e Infermiereve????
Nese sot eshte vone…neser do jete e pamundur te behet.
Uroj te reagoni sa me shpejt.

Nje thirrje qe i drejtohet cdo idividi qe ka ndikim tek sistemi Shendetesore qe nga Kryeministri,Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale,cdo deputeti te kuvendit,opozites,cdo Koncesionari , cdo qytetari te thjeshte dhe cdo pacienti…mos i nenvleresoni mjeket dhe infermieret sepse sepse pa to asnje qeveri dhe asnje shtet nuk do mund te funksiononte.

Nga Elson Jaçaj

President i Shoqates se Infermiereve te Shqiperise


Shtuar 13.07.2020 17:03