Arbër Vllahiu: Qytetarët e Prishtinës të votojnë për të ardhmen e tyre
Pëlqej
Edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu ka votuar në shkollën e mesme 'Sami Frashëri" në Prishtinë.

"Një ditë e mirë, një ditë e veçantë dhe e qetë. Dua të falënderojë të gjithë ata që janë sot në punë dhe po përkujdesën për këtë proces.

Dua në veçanti të mirëpres të gjithë të rinjtë të cilët po votojnë për herë të parë sot në këtë proces, sepse ata po bëhen gradualisht pjesë përbërëse e procesit, pjesë përbërëse të arkitekturës së qytetit të tyre.

Dua që njerëzit, qytetarët e Prishtinës të votojnë sa më shumë, sepse e ardhmja është në duart e tyre dhe se ata ndryshojnë të ardhmen përmes votës së tyre", u shpreh Vllahiu pas votimit.

Shtuar më 22/10/2017, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori