Arbën Xhaferi "po e lidh" Kosovën me Maqedoninë
Pëlqej
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka vizituar punimet për autostradën "Arbën Xhaferi" në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës.

Sipas tij, puna që është duke bërë kompania Bechtel Encha në shkallën e mobilizimit që i duhet këtij segmenti është shumë e kënaqshme.

Kurse, Chris Jennions, drejtor i projektit tha se puna që është duke u bërë është rezultat i mobilizimit si nga kompania e po ashtu edhe nga ministria, raporton KD .

Autostrada që lidh Shkupin me Prishtinën, ka nisur të ndërtohet muajin e kaluar dhe është e gjatë 55 kilometra.

Ajo do të kushtojë rreth 600 milionë euro, ndërsa është parashikuar të kryhet brenda 42 muajve nga konsorciumi turko-amerikan, Bechtel & Enka. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori